Lidhje

Del Ponte kritikon përsëri Serbinë për mosarrestimin e Mlladiçit


Prokurorja më e lartë e OKB-së për krime lufte, ka kritikuar përsëri Serbinë për atë që ajo e cilësoi, mungesë të vullnetit politik, për të arrestuar të dyshuarin për krime lufte në arrati, Ratko Mlladiç.

Karla Del Ponte tha se Beogradi nuk po përpiqet për arrestimin e Ratko Mlladiçit. Ajo tha se Serbia është ende larg nga bashkëpunimi me gjykatën ndërkombëtare për krime lufte. Ajo i bëri këto komente sot në Helsinki, ku u takua me zyrtarë të Bashkimit Evropian. Ajo u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të mos rifillojnë bisedimet me vendin ballkanik deri në kapjen e të dyshuarit Ratko Mlladiç.

Zonja Del Ponte tha se do të shkojë në Beograd javën e ardhëshme për t’u takuar me udhëheqës serbë për të diskutuar mbi plane veprimi për kapjen e Mlladiçit. Kryeministri serb, Voisllav Koshtunica, u prezantoi planin zyrtarëve evropianë në muajin korrik. Bashkimi Evropian pezulloi në muajin maj bisedimet për forcimin e lidhjeve me Serbinë, për shkak të dështimit për arrestimin dhe ekstradimin e Mlladiçit.

XS
SM
MD
LG