Lidhje

Gjeorgjia mban nën arrest katër rusët e dyshuar për spiunazh


Një gjykatë gjeorgjiane dha urdhër që 4 oficerë të ushtrisë ruse, të cilët u ndaluan këtë javë nën akuzat për spiunazh të mbahen për një periudhë shtesë prej dy muajsh.

Gjykata zgjati gjithashtu periudhën e ndalimit të të paktën 7 shtetasve gjeorgjianë të akuzuar për rolin e tyre në këtë çështje. Autoritetet gjeorgjiane liruan pa akuzuar një ushtar rus, por po kërkojnë dorëzimin e një tjetër oficeri që mendohet se fshihet në selinë e ushtrisë ruse në Tbilisi.

Të ndaluarit rusë akuzohen se kanë mbledhur informata mbi aftësitë ushtarake dhe të mbrojtjes gjeorgjiane, rezervat energjetike dhe partitë politike në vend. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cilësoi akuzat si absurde. Zyrtarët rusë kanë kërkuar lirimin e oficerëve. Moska ka kërkuar kthimin e ambasadorit të saj në Gjeorgji dhe ka filluar evakuimin e personelit të ambasadës si dhe të familjeve të tyre nga Tbilisi.

Ministri i Brendhshëm i Gjeorgjisë akuzoi gjithashtu Rusinë se është përpjekur t’i ushtrojë trysni vendit të tij duke planifikuar manovra të marinës ruse në brigjet gjeorgjiane.

XS
SM
MD
LG