Lidhje

Forcat amerikane kapin një të dyshuar për terrorizëm në shtëpinë e një politikani irakian


Ushtria amerikane në Irak thotë se trupat e koalicionit kapën një person që dyshohet të jetë terrorist i al-Kaidës gjatë një bastisjeje të shtëpisë të politikanit të lartë suni në Bagdad, Adnan al-Dulaymi.

Zyrtarët amerikanë besojnë se ai po planifikonter sulme me makina bomba në Zonën e Gjelbër në Bagdad ku gjenden zyrat qeveritare, diplomatike dhe ushtarake.

I dyshuari është identifikuar si një truprojë në shtëpinë e zotit Dulaymi në kryeqytetin irakian. Zyrtarët thonë se bastisja nuk do të thotë se politikani vetë është i përfshirë në aktivitet i paligjshëm.

Mbrëmë vonë autoritetet irakiane vendosën një ndalim-qarkullimi në Bagdad nga frika për intensifikimin e dhunës. Ndalim-qarkullimi gjatë të cilit ndalohet qarkullimi i këmbësorëve dhe automjeteve nga rrugët e kryeqytetit do të mbetet në fuqi deri nesër në mëngjes.

Në qytetin verior të Tal Afarit, një makinë bombë shpërtheu sot duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 30 të tjerëve.

XS
SM
MD
LG