Lidhje

Karzai dënon sulmin vetëvrasës në Kabul


Presidenti afgan Hamid Karzai dënoi sulmin e sotshëm vetëvrasës jashtë ministrisë së brendshme në Kabul, nga i cili mbetën të vrarë 12 vetë përfshirë një fëmijë.

Autori i sulmit hodhi veten në erë ndërkohë që punonjësit e ministrisë shkonin në punë. Rreth 40 veta u plagosën nga shpërthimi.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Zemeri Bashari, i cili ishte në ndërtesë në kohën e shpërthimit, tha se autori i sulmit me sa duket kishte në shenjestër një pikë kontrolli jashtë ndërtesës qeveritare. Shpërthimi shkatërroi disa dyqane aty afër.

Zoti Karzai i bëri thirrje komunitetin ndërkombëtar të ndihmojë Afganistanin në përpjekjet e tij për të mbyllur vendet e shenjta ku ekstremistët stërviten dhe zhvillohen.

Ai u tha gazetarëve se presidenti pakistanez Pervez Musharraf ka premtuar këtë javë që të zhvillojë operacione kundër ekstremistëve islamikë në vendin e tij.

XS
SM
MD
LG