Lidhje

Bosnje: zgjidhen udhëheqës me pikpamje të ndryshme qeverisëse


Boshnjakët zgjodhën udhëheqës që kanë pikpamje mjaft të ndryshme për mënyrën se si duhet administruar Bosnje-Herzegovina, siç tregojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të së dielës.

Analisti politik në Sarajevë, Emir Habul thotë se rezultatet e para nga zgjedhjet e së dielës tregojnë se boshnjakët myslimanë dhe serbët ortodoksë mbështetën dy alternativa të kundërta dhe radikale.

Presidenca treanëtarëshe e Bosnjes do të përfshijë boshnajkun Haris Silajxhiç, i cili mbështet me forcë tezën e një Bosnjeje të bashkuar si dhe serbin Nebojsha Radmanoviç, i cili ka propozuar një referendum për shkëputjen e serbëve.

Gara për vendin e kroatëve në presidencën kolektive me sistem rotacioni, sipas agjencive të lajmeve që citojnë zyrtarët zgjedhorë, u fitua nga socialdemokrati Zhelko Komshiç.

Brus Hiçins, specialist për Bosnjen në Universitetin Tafts të shtetit Masaçusets, thotë se retorika e zjarrtë e fushatës hodhi hije mbi gatishmërinë e partive kryesore për të punuar së bashku.

"Të gjithë e kuptojnë se në dukje, pozitat e tyre janë të papajtueshme. Por mendoj se ky është vetëm hapi i parë në porocesin e reformës kushtetuese."

Hiçins është optimist se partitë do t’i kapëcejnë dasitë etnike për të punuar për forcimin e institucioneve qendrore të Bisnjes, të cilatg janë ende të dobta. Ai thotë se shpreson që bisedimet për rishikimin e Kushtetutës do të fillojnë që muajin tjetër.

Hiçins thotë se nuk e merr seriozisht kërcënimin për një referendum mbi pavarësinë në entitetin serb, i cili përfshin rreth gjysmën e territorit të Bosnjes.

"Mendoj se kryeministri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik po e deklaron qartë se ata kërkojnë të jenë pjesë e vendit por duan që njerëzit ta kuptojnë se për ata ka rëndësi ruajtja e një baze të fortë politike serbe në vend."

Si pakica kroate e Bosnjes ashtu edhe serbët janë kundër një qeverie të unifikuar të organizuar rreth parimit “një njeri një votë” pasi boshnjakët kanë një shumicë të qartë. Kroatët e Bosnjes dhe serbët kanë të drejtën e votës në zgjedhjet përkatësisht në Kroaci dhe në Serbi.

Megjithëse në Bosnje do të mbetet një forcë paqeruajtëse e Bashkimit Evropian, zyra e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar e ngritur para një dekade pritet të mbyllet aty nga mesi i vitit 2007. Përfaqësuesi i Lartë, Kristian Shvarc-Shiling tha se zgjedhjet shkuan mirë dhe se nuk pati raste dhune. Ai u bëri thirrje udhëheqësve të zgjedhur që të punojnë së bashku. //ii

XS
SM
MD
LG