Lidhje

Rrëmbyesi turk i avionit të linjës Tiranë-Stamboll i dorëzohet policisë italiane


Në Turqi, lajmet bëjnë të ditur se rrëmbyesi i aeroplanit të një firme turke, që u detyrua të ulej në Italinë jugore, kërkoi ndihmën e Papa Benediktit që të shmangte shërbimin ushtarak.

Rrëmbyesi, i cili u identifikua nga zyrtarët turqë si Hakan Ekinxhi, mori nën kontroll aeroplanin e linjës ajrore Turkish Airlines dje në hapësirën greke gjatë një fluturimi nga Shqipëria për në Turqi. Në bordin e avionit udhëtonin 113 veta.

Avioni u ul në në Brindisi të Italisë, rrëmbyesi iu dorëzuan policisë ndërkohë që nuk u njoftua për ndonjë të plagosur.

Policia italiane ka filluar hetimet në se rrëmbyesi kishte bashkëpunëtorë, pasi u njoftua se ai i kishte thënë pilotit se flitej për dy rrëmbyes.

Agjencitë turke të lajmeve e përshkruajnë Ekinxhin si një person që ishte konvertuar në të krishterë. Ai shkoi në Shqipëri gjatë një leje nga shërbimi i detyruar ushtarak në ushtrinë turke.

Autoritetet greke thanë se avioni turk dërgoi një sinjal ndërsa po fluturonte në hapësirën ajore të Greqisë, në fluturimin nga Tirana për në Stamboll. //ze

XS
SM
MD
LG