Lidhje

Parlamenti i Hungarisë i jep votëbesimin Kryeministrit, Ferenc Gyrczani


Parlamenti i Hungarisë shprehu sot mbështetje për kryeminisitrin Ferenc Gyrczani gjatë një mocioni votë-besimi. Zoti Gyrcznai mori 207 vota pro, nga 386 anëtarët e parlamentit.

Kryeministri e kishte kërkuar votë-besimin në fillim të javës për të siguruar mbështetje për reformat e tij ekonomike, që synojnë pakësimin e deficitit të madh buxhetor. Para votimit, kryeministri u tha ligjvenësve se ai kishte kërkuar falje që nuk mori masa më shpejt përballë gjendjes së rëndë ekonomike të vendit. Por ai i mohoi akuzat se qeveria e tij e kishte gënjyer popullin.

Opozita ka kërkuar dorëheqjen e tij pas daljes në publik të një audio-kasete, në të cilën ai e pranon se ka gënjyer publikun për gjendjen e rëndë ekonomike. Komentet u pasuan nga tre javë protesta anti-qeveritare.

XS
SM
MD
LG