Lidhje

Lavrov: Moska nuk do ta lejojë Këshillin e Sigurimit të imponojë zgjidhjen e statusit të Kosovës


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska nuk do të lejojë Këshillin e Sigurimit të imponojë një zgjidhje lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm rus tha sot se vendimi për të ardhmen e Kosovës duhet të arrihet me negociata ndërmjet Serbisë dhe udhëheqësve të shqiptarëve dhe të pakicës serbe të Kosovës.

Në fillim të javës kryenegociatori ndërkombëtar në bisedime, Martii Ahtisaari i tha televizionit finlandez se mund ta shtyjë për më vonë paraqitjen e propozimit të tij për statusin e Kosovës, nëse autoritetet serbe shpallin datën për zgjedhjet e përgjithshme në dhjetor.

Ai pritej që të paraqiste propozimin e tij muajin e ardhshëm. Kosova ka qenë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara që në vitin 1999, pas fushatës ajrore të Natos kundër forcave serbe. Shumica shqiptare e Kosovës kërkon pavarësinë, ndërsa Beogradi dhe pakicat serbe në Kosovë kërkojnë që Serbia të ruajë një farë kontrolli mbi Kosovën.//lk

XS
SM
MD
LG