Lidhje

Rusia dëbon nga teritori i saj 150 shtetas gjeorgjianë


Rusia dëboi sot 150 shtetas gjeorgjianë, në hapin më të fundit të një krize në thellim midis dy vendeve, që pas akuzave për spiunazh. Të dëbuarit u nisën nga një bazë ushtarake në Moskë dhe mbërritën në Tbilisi, pa u dhënë ndonjë shpjegim zyrtar për dëbimin. Një avion tjetër rus pritet të ngrihet nga Tbili për në Moskë për të kthyer të paktën 175 rusë që duan të largohen nga Gjeorgjia.

Ndërkohë zyrtarët e bashkisë së Moskës thanë se kishin marrë urdhër të hartonin lista të emigrantëve të paligjshëm gjeorgjianë duke u bazuar në mbiemrave të fëmijëve në shkollat ruse. Policia e mohoi të ketë dhënë një urdhër të tillë.

Fushata e fundit e sanksioneve ekonomike kundër Gjeorgjisë filloi në përgjigje të arrestimit javën e kalauar të 4 oficerëve rusë të akuzar nga autoritetet gjeorgjiane për spiunazh. Më pas të arrestuarit u liruan.

Sot Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë masa, për atë që ai e quajti, qeveri e papërgjegjshme e Gjeorgjisë.

Po sot Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili tha se partia e tij fitoi në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet, që u zhvilluan dje, ishin komentuar si një referendum për administratën e zotit Saakashvili dhe si një barometër i ballafaqimit të tij me Rusinë gjatë ditëve të fundit.

XS
SM
MD
LG