Lidhje

Sekretarja Rajs diskuton me Kryeministrin Bler për Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice kthehet në Washington pas bisedimeve me kryeministrin britanik Tony Blair dhe vizitës në Lindjen e Mesme këtë javë.

Takimi i sotëm në rezidencën e zotit Blair ishte privat. Një zëdhënës i udhëheqësit britanik tha se bisedimet u përqëndruan në çështjen e Lindjes së Mesme, përfshi programin bërthamor të Iranit dhe në përpjekjet e sekretares amerikane të shtetit për të nxitur paqen në rajon. Asnjë nga zyrtarët nuk bëri ndonjë deklaratë pas takimit.

Zonja Rice vizitoi Arabinë Saudite, Egjyptin, Izraelin, territoret palestineze dhe Irakun. Gjatë turneut, zonja Rice u bëri thirrje fuqive botërore të marrin një qëndrim më të prerë ndaj Iranit. //rd//

XS
SM
MD
LG