Lidhje

Prokurori i lartë rus merr përsipër hetimin për vrasjen e gazetares


Prokurori i lartë i Rusisë ka marrë përsipër hetimin lidhur me vrasjen dje në Moskë të një gazetareje të njohur dhe kritike të Kremlinit.

Ky vendim i Prokurorit të Përgjithshëm, Juri Çaika u morr sot ndërsa kolegët e gazetares së vrarë Ana Politkovskaja thanë se ajo ishte gati të publikonte një artikull lidhur me torturat dhe rrëmbimet në Çeçeni nga ushtarakët rusë. Kolegët e saj thanë se gazetarja fituese e disa çmimeve kishte grumbulluar dëshmi dhe fotografi të trupave të torturuar në Çeçeni. Artikulli i saj do të botohej nesër në gazetën Novaya.

Sot në Moskë, qindra veta ndezën qirinj dhe vunë lule para apartamentit të gazetares dhe përjashta zyrës së gazetës së saj. Në një prej pankartave shkruhej: Kremlini ka vrarë lirinë e fjalës. Agjencia e lajmeve Itar-Tass thotë se krimi tregon shenja të qarta të një vrasësi të punësuar. Vidiot e sigurimit të ndërtesës tregojnë një të dyshuar të gjatë, të veshur me rroba të errëta dhe me një kapele bejzbolli.

Në një intersvistë të enjten me Radion Evropa e Lirë, Anna Politkovskaja tha se ajo ishte dëshmitare e një çështjeje kriminale kundër kryeministrit çeçen, Ramzan Kadirov.

XS
SM
MD
LG