Lidhje

Ultranacionalistët në Serbi rizgjedhin Vojisllav Sheshelin


Ultranacionalistët radikalë në Serbi rizgjodhën njëzëri të burgosurin për krime lufte Vojisllav Sheshel si udhëheqësin e partisë së tyre.

Votimi në Partinë Radikale Serbe u bë sot në Beograd para zgjedhjeve parlamentare që mund të mbahen në fillim të dhjetorit. Anketat e opinionit tregojnë se radikalët udhëheqin me mbështetjen e 35 përqindëshit të elektoratit serb. Megjithatë analistët thonë se partisë i mungojnë aleatë dhe nuk është aq e fuqishme sa të formojë një qeveri pa ndihmën e të tjerëve.

Zoti Sheshel u dorëzua në gjykatën e Hagës në vitin 2003. Ai pritet të dalë në gjyq këtë muaj lidhur me akuzat për krimet e kryera kundër popullatave jo-serbe gjatë konfliktit në ish Jugosllavi.

XS
SM
MD
LG