Lidhje

I dërguari i posaçëm i OKB-së Ahtisari nuk parashikon marrëveshje për statusin e Kosovës


I dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari thotë se nuk është i mendimit se shqiptarët e Kosovës dhe Serbia do të mund të arrijnë një marrëveshje përmes negociatave, lidhur me statusin e Kosovës.

Në fjalën që mbajti sot në Helsinki, zoti Ahtisari tha se asnjë nga palët nuk ka shënuar ndonjë përparim në bisedimet mbi të ardhmen e Kosovës. Diplomati finlandez u tha sot ligjvënësve të vendit të tij se shqiptarët e Kosovës janë të përgatitur për të bërë lëshime në bisedime, por se Beogradi nuk ka shprehur gadishmëri për ta bërë një gjë të tillë.

Ai tha se zgjidhja e statusit të Kosovës është cështja e fundit e rëndësishme ballkanike me të cilën përballet bashkësia ndërkombëtare që nga koha e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë 15 vjet më pare. //kk//

XS
SM
MD
LG