Lidhje

Fuqitë botërore bëjnë thirrje për masa të rrepta ndëshkimore ndaj Koresë së Veriut


Kina thotë se është dakord që aleatja e saj, Koreja e Veriut, duhet të ndëshkohet për provën e saj me bombë bërthamore.

Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara tha se Pekini do të pranojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë për masa ndëshkuese, por paralajmëroi gjithashtu që çdo dënim duhet të jetë i ‘përshtatshëm’.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Japonia po diskutojnë një propozim amerikan për një embargo të përgjithshme armësh, një ndalim të tregëtisë së mallrave të luksit, inspektime ndërkombëtare të ngarkesave për në ose nga Koreja e Veriut dhe sanksione të mundshme financiare.

Ambasadori amerikan John Bolton tha se ka shumë shanse që të arrihet një marrëveshje e shpejtë për një reagim të përshtatshëm.

Ndërkohë një tërmet i fuqishëm tronditi Japoninë veriore sot në mëngjes, duke ngjallur dyshime se Penjani mund të kishte kryer provën e dytë bërthamore. Pak më vonë, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia thanë se nuk kishte informacione që të konfirmohej kryerja e një prove të dytë.

Fuqitë botërore diskutojnë sot mbi sanksione të mundshme kundër Iranit

Shtetet e Bashkuara thonë se përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore do të diskutojnë sot mbi sanksione të mundshme kundër Iranit për programin e tij bërthamor, që ka ngjallur shumë debate.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit tha se diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Rusia, 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, si dhe Gjermania do të zhvillojnë një konferencë me satelit.

Zëdhënësi tha se ambasadorët e të gjashtë vendeve në Kombet e Bashkuara do të fillojnë bisedimet mbi Iranin pas konferencës me satelit.

Dje, udhëheqësi i lartë i Iranit u zotua se Teherani do të vazhdojë programin e tij bërthamor. Sipas mjeteve shtetrore të informimit, Ajatollahu Ali Kamenei tha se politika e Iranit është e qartë: të ecë përpara me një logjikë të qartë dhe këmbënguli mbi të drejtat e vendit të tij pa u tërhequr.

Irani u bëri gjithashtu thirrje të gjitha vendeve që të heqin dorë nga armët bërthamore pasi Koreja e Veriut deklaroi të hënën se kishte kryer provën e parë me bombë bërthamore. //ze

XS
SM
MD
LG