Lidhje

Evans, Ahtisari, kandidatë për Nobelin e Paqes


Ish ministri i jashtëm i Australisë Gareth Evans dhe ish presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari janë mes favoritëve për të fituar Çmimin Nobel të Paqes për këtë vit, i cili do të shpallet sot.

Televizioni publik norvegjez thotë se Evans mund ta fitojë çmimin për rolin e tij në rindërtimin e Kamboxhias dhe Vietnamit. Ndërsa Ahtisaari është në listën e fituesve të mundshëm për rolin si ndërmjetës në arritjen e paqes në provincën Aceh të Indonezisë.

Kandidatë të tjerë për çmimin janë veprimtari rus i të drejtave të njeriut Sergej Kovalev, juristja çeçene Lidia Yusupova dhe disidentja kineze Rebiya Kadeer, që i përket pakicës ujgure në Kinë. Fituesi do të shpallet sot në Oslo nga Komiteti Norvegjez Nobel mes 191 kandidatëve. //ii

XS
SM
MD
LG