Lidhje

Presidenti serb kërkon shtyrjen e një vendimi për statusin e Kosovës


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka kërkuar shtyrjen për një kohë të shkurtër të marrjes së vendimit nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbi statusin përfundimtar të Kosovës.

Zoti Tadiç u tha gazetarëve në Helsinki se do të ishte më mirë të arrihej një marrëveshje pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Ai i bëri këto komente sot, pas bisedimeve me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn.

Udhëheqësi i Serbisë tha se nuk po përpiqet të shtyjë procesin e negociatave, por kërkon vetëm një shtyrje të arsyeshme të marrjes së vendimit. Zoti Tadiç tha se zgjedhjet janë gjithnjë të ngarkuara me emocione. Ai shtoi se do të ishte e padobishme që çështja e Kosovës të diskutohej në këtë atmosferë.

Serbia pritet të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme para fundit të vitit. Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, do të paraqesë planin e tij për statusin përfundimtar të Kosovs nga fundi i këtij viti.//lk

XS
SM
MD
LG