Lidhje

SHBA: Administrata apelon për çështjen e përgjimeve të brendshme


Administrata e presidentit Bush apeloi vendimin e një gjykate federale se programi i debatueshëm i qeverisë për përgjime të brendshme është antikushtetues. Avokatët e Departamentit të Drejtësisë dorëzuan dokumentat dje në një gjykatë federale të apelit në Ohio. Presidenti Bush autorizoi programin pak pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Programi mbikqyr pa autorizim telefonatat ndërkombëtare dhe postën elektronike për dhe nga Shtetet e Bashkuara. Përgjimi përfshin njerëzit që qeveria dyshon se kanë lidhje me terrorizmin.

Unioni amerikan për Liritë Civile ngriti padi kundër programit të spiunazhit të brendshëm në emër të shumë avokatëve dhe studiuesve që thonë se dëmton punën e tyre me kontaktet jashtë vendit.

Një gjykatë federale në Michigan vendosi në gusht se programi shkel lirinë e fjalës dhe të drejtat e privatësisë. Një gjykatë më e lartë e hodhi poshtë këtë vendim dhe tha se administrata mund të vazhdojë programin kur ajo apeloi vendimin e mëparshëm.

XS
SM
MD
LG