Lidhje

Në Indonezi shënohet viktima e 53-të nga gripi i shpendëve


Autoritetet indoneziane të shëndetësisë thonë se një person tjetër ka vdekur nga virusi vdekjeprurës H5N1 i gripit të shpendëve. Është vdekja e 53-të në Indonezi nga kjo sëmundje.

Zyrtarë të mjeksisë thanë sot se një djalë 11 vjeçar vdiq mbrëmë në darkë në një spital të Xhakartës.

Indonezia ka numrin më të lartë të vdekjeve nga gripi i shpendëve në botë. Sëmundja ka shkaktuar vdekjen e të paktën 148 vetave në gjithë botën. Shumica e viktimave e marRin virusin nga shpendë të ngordhur ose të sëmurë.

XS
SM
MD
LG