Lidhje

Policia izraelite  ka prova të mjaftueshme për ta akuzuar Presidentin për dhunim


Policia izraelite ka mbërritur në përfundimin se ka prova të mjaftueshme për ta akuzuar Presidentin Moshe Katsav për dhunim.

Në një deklaratë të hetuesve të policisë thuhet se ata gjetën gjithashtu të dhëna të mjaftueshme për akuzat lidhur me incizimet e paligjshme dhe shpërdorimet në rastet e faljeve presidenciale. Hetuesit ia paraqitën rekomandimet e tyre Prokurorit të Përgjithshëm të Izraelit dje.

Në procesin e gjatë të hetimeve, policia sekuestroi të dhëna dhe kompjuter në rezidencën zyrtare të presidentit dhe e intervistoi atë disa herë.

Disa gra që punonin për Presidentin Katsav e kanë akuzuar atë për veprime të papërshtatshme dhe dhunim. Presidenti Izraelit ka thënë se është i pafajshëm dhe e ka akuzuar një nga gratë se po përpiqet t’i bëjë shantazh.

Presidenti Katsav ka imunitet ndaj ndjekjes penale për sa kohë është në post, por parlamenti izraelit mund ta shkarkojë atë.

XS
SM
MD
LG