Lidhje

Një tërmet i fuqishëm godet Havain


Guvernatori i shtetit amerikan në Paqësor, Havai, ka shpallur gjendjen katastrofike, pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi dëme të konsiderueshme tek ndërtesat dhe rrugët.

Tërmeti goditi dje në mëngjes në orën 7:07 minuta kohën lokale, 16:07 minuta sipas Grinuiçit. Autoritetet njoftuan për plagosje të lehta të njerëzve të shkatuara nga tërmeti si dhe për dëme të ndërtesave dhe rrugëve.

Njoftimet e mbrojtjes civile nxitën banorët të qëndrojnë larg rrugëve dhe të mos përdorin telefonat, përveç në raste emergjente.

Një spital në qytetin Kona, në Ishullin e Madh, u evakuua për shkak të dëmeve në strukturën e ndërtesës. Disa rrugë u mbyllën për shkak të njoftimeve mbi rrëshqitjet e dheut dhe difekteve në rrjetin elektrik.

Një agjenci gjeologjike amerikane publikoi një magnitudë më të saktë të tërmetit, prej 6,6 ballësh. Tërmeti fillestar kishte epiqendrën 10 kilometra në veriperëndim të Ishullit të Madh të Havait. Më pas u regjistruan lëkundje të tjera me magnitudëmë të vogël.

XS
SM
MD
LG