Lidhje

Del Ponte: Serbia nuk po bashkëpunon për të arrestuar Mlladiç-in


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi thote se Serbia ende nuk po bashkëpunon me përpjekjet për të arrestuar të akuzuarin për krime lufte Ratko Mlladiç.

Prokurorja Karla del Ponte i bëri këto komente sot në Luksenburg, para një takimi me ministra evropianë mbi statusin e procesit kundër Ratko Mlladiçit dhe të akuzuarve të tjerë.

Bashkimi Evropian ka pezulluar bisedimet me Beogradin lidhur me forcimin e lidhjeve me Serbinë, si rrjedhojë e dështimit të qeverisë serbe për të arrestuar dhe ekstraduar Mlladiçin. Zyrtarët e Bashkimit kanë thënë se Serbia duhet të japë më parë prova se po bashkëpunon me gjykatën në përpjekjet për arrestimin e Mlladiçit dhe të dysharve të tjerë.

Muajin e kaluar, zonja del Ponte tha se nuk mendon se autoritetet serbe kishin vullnetin politik për të arrestuar Mlladiçin, i cili u akuzua për rolin e tij në sulmet kundër civilëve në Bosnje-Hercegovinë. Ish-komandanti i lartë i serbëve të Bosnjes mendohet se është strehuar diku në Serbi.//lk

XS
SM
MD
LG