Lidhje

BE: Prishtina dhe Beogradi të punojnë për ngushtimin e mospajtimeve


Bashkimi Evropian i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të punojnë në mënyrë konstruktive me kryenegociatorin Marti Ahtisari për të ngushtuar diferencat në qendrimet e tyre dhe të mos ndërmarrin veprime të njëanëshme ose provokuese.

Këshilli i Bashkimit Evropian tha sot në Luksemburg se përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me bisedime nuk duhet të errësojnë faktin se asnjëra nga palët nuk mund të vonojë ose bllokojë në mënyrë të njëanshme përparimin e procesit të statusit.

Këshilli i Bashkimit Evropian vuri në dukje përparimin pozitiv të bërë në zbatimin e standardeve në Kosovë dhe i kërkoi Beogradit të inkurajojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në institucione.

XS
SM
MD
LG