Lidhje

Irak: Shtyhet gjyqi i Sadam Huseinit


Gjyqi për gjenocid ndaj ish udhëheqësit irakian Saddam Hussein u shty edhe 10 ditë pas dëshmive që dhanë në seancën e sotme disa dëshmitarë të tjerë kurdë.

Dy dëshmitarë përshkruan sot në gjyq mënyrën sesi forcat e Saddamit hynë në fshatrat kurde me kamionë, i çuan banorët në një rajon të largët në shkretëtirë gjatë natës dhe i pushkatuan. Disa njerëz, thanë dëshmitarët mbijetuan, duke u larguar para se të fillonte pushkatimi. Një nga dëshmitarët tregoi se kishte rënë në një gropë të mbushur me trupa njerëzish dhe qëndroi pa lëvizur aty derisa rojet u larguan.

Prokurorët thanë se forcat irakiane vranë më shumë se 180 mijë kurdë gjatë fushatës Anfal në vitin 1988 në veri të Irakut. Ish diktatori dhe gjashtë bashkëpunëtorët e tij po përballen me akuza për krime kundër njerëzimit përfshi vrasje dhe tortura.

XS
SM
MD
LG