Lidhje

Policia dhe milicia e Al Sadrit përleshen në jug të Irakut


Autoritetet në Irak thonë se nga përleshjet e forcave shiite të klerikut Moqtada Al Sadr dhe atyre të forcave të sigurisë u vranë 15 vetë dhe të paktën 90 të tjerë u plagosën në qytetin jugor të Amarrës. Gjatë përleshjeve, që filluan dje, milicia shiite shkatërroi tre stacione policie.

Kryeministri irakian Nuri Al Maliki çoi një të dërguar në Amarrë, në përpjekje për ta qetësuar gjendjen. Në incidente të tjera, autoritetet irakiane thanë se nga të shtënat e mortajave në qytetin e Baladit u vranë të paktën 9 vetë dhe u plagosën disa të tjerë. Ky qytet, me banorë kryesisht shiitë është përfshirë nga dhuna sektare në rritje gjatë javës së shkuar.

XS
SM
MD
LG