Lidhje

Udhëheqësit e BE-së i kërkojnë Rusisë të ratifikojë një marrëveshje për energjinë


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian që po zhvillojnë një takim jo-zyrtar, në Lahti të Finlandës, bënë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë mbi rezervat e gazit natyror dhe të naftës dhe kërkuan një përkushtim më të madh nga ana e Moskës për garantimin e tyre.

Presidenti finlandez, Matti Vanhannen, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, tha se udhëheqësit theksuan rëndësinë e një partneriteti të ngushtë mbi norma ligjore me Rusinë, të bazuar në përfitime në afat të gjatë, të ekuilibruara nga të dyja palët.

Në takimin e tyre në prag të një darke pune me Presidentin rus Vladimir Putin, udhëheqësit ranë dakord për arritjen e mirëkuptimit të tij mbi një marrëveshje për rezervat e energjisë. Marrëveshja mund të përfshijë rregulla të bazuara tek tregu, garancinë e tregjeve të hapura, mundësinë e shfrytëzimit pa diskriminim të tubacioneve të naftës dhe investime reciproke.

Më parë, Moska i hodhi poshtë rregullat që do t’i kërkonin Rusisë të lejonte përdorimin e tubacioneve të gazit natyror, monopol i sja, për kompani të tjera. Udhëheqësit evropiane pritet gjithashtu t’i ngrenë zotit Putin shqetësime për cështjen e të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG