Lidhje

Kryeministri Berisha inspekton punimet në rrugën që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën


Gjatë nje vizite sot në qytetin e Kukesit, Kryeministri i Shqiperise Zoti Sali Berisha inspektoi punimet që po kryhen, prej rreth 2 muajsh, ne segmentin e rruges Kalimash- Morine, pjese e korridorit të rëndësishëm rrugor që lidh Portin e Durrësit me Prishtinen.

Kryeministri Berisha shoqerohej nga ministri i Transportit Publik Lulzim Basha dhe ai i Financave Ridvan Bode si dhe nga kryetari i komunes se Prizrenit, deputeti i Kosoves, Ekrem Kryeziu.

Kryeminstri Berisha u ndal ne disa segmente te rruges qe shkon drejt pikalimit kufitar te Morinit, ku vleresoi punimet qe po kryhen nga kompanite private dhe u shpreh per rendesine e ketij aksi rrugor, jo vetem per Shqiperine, por edhe per Kosoven dhe gjithe rajonin e Ballkanit.

Zoti Berisha tha se korridori rrugor Durres –Prishtine do ta shnderroje portin e Durresit ne nje port me rendesi rajonale dhe se ne vitin 2009, kjo rrugë do të perurohet së bashku me autoritetet e Kosoves.

Disa javë më parë, qeveria shqiptare nenshkroi nje marreveshje me kompanine amerikane “ Bechtel Enka” per ndertimin e segmentit Rreshen- Kalimash, me gjatesi prej 57 kilometrash, qe vleresohet si segmenti me i rendesishëm dhe më i veshtirë i rruges Durres-Prishtine.

Ndertimi i kesaj rruge perben nje nga perparesite e progamit te qeverise shqiptare dhe asaj te Kosoves.

Po sot, ne pallatin e kultures se qytetit verilindor te Kukesit, kryeminsitri Berisha zhvilloi nje takim te hapur me banoret, intelektualete Kukesit dhe autoritetet vendore.

XS
SM
MD
LG