Lidhje

Sekretarja Rajs takohet me përfaqësues të medias ruse


Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajse, u takua me redaktorë dhe të birin e gazetares së vrarë ruse, Ana Politkovskaja. Zyrtarë amerikanë thonë se takimi u zhvillua në hotelin ku po qendron zonja Rajs në Moskë.

Ndër gazetarët në takim ishin edhe redaktorë të Novaya Gazeta-s dhe i biri 28 vjeç i Politkovskajas.

Para se të mbërrinte në Moskë, Rajs u tha gazetarëve se fati i punonjësve të shtypit në Rusi është shqetësim për Shtetet e Bashkuara. Politkovskaja u qëllua për vdekje më 7 tetor në ashensorin e pallatit ku banonte.

Hetuesit thonë se vdekja e gazetares ka lidhje me shkrimet e saj mbi shkeljen e të drejtave të njeriut nga ushtria ruse në Çeçeni.

XS
SM
MD
LG