Lidhje

Ahmadinejad: Irani nuk do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor


Njoftohet se Irani po e zgjeron programin e tij bërthamor edhe pse fuqitë e mëdha po punojnë për të vendosur sanksione kundër Teheranit.

Diplomatët në Vjenë, që nuk pranuan të identifikoheshin, u thanë agjencive të lajmeve se Irani ka bërë prova në një objekt tjetër për pasurimin e uraniumit. Burimet thonë se prova ishte një përpjekje pa sukses që në fakt nuk prodhoi uranium të pasuruar.

Një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë refuzoi të bënte komente.

Në muajin prill, Irani njoftoi se kishte rifilluar pasurimin e uraniumit, që mund të përdoret për të prodhuar energji elektrike ose për armë bërthamore, në varësi të nivelit të pasurimit.

Ndërkohë që fuqitë e mëdha po shkojnë drejt miratimit të një rezolute të OKB-së për vënin e sanksioneve, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavror tha se Moska shpreson që Irani të kthehet në tryezën e negociatave për programin e tij bërthamor.

Në Iran, Presidenti Mahmoud Ahmadinejad, tha përsëri se vendi nuk do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG