Lidhje

Festohet Bajrami në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni


Mijera besimtarë muslimane shqiptarë festuan në Tiranë Fitër Bajramin në një seri ceremonish të posaçme. Që në orët e para të ditës besimtarët u grumbulluan nëpër xhami dhe objektet e tyre të kultit për të kryer faljen e Bajramit, përmes riteve të tyre fetare. Ceremoni të posaçme u mbjatën nga drejtuesit e bashkësisë islame, në xhaminë e Et'hem Beut, prane sheshit Skënderbe të qytetit të Tiranës. Besimtarëve muslimanë ua uruan festën e tyre edhe shumë qytetarë të feve të tjera, shprehje e harmonisë fetare për të cilën Shqipëria është e njohur në Ballkan prej shekujsh. Besimtarët muslimanë dhe bashkësia islame morën sot shumë urime edhe nga politikanë dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Festa e Fitër Bajramit është kremtuar sot edhe në Kosovë, ku kanë dominuar thirrjet për paqe e tolerancë. Udhëheqës të lartë politikë ndërkombëtarë e vendas dhe ata të komunitetit musliman, bënë thirrje sot për integrimin e të gjitha komuniteteve dhe për bashkim në periudhën kur pritet zgjidhja e statusit politikë të Kosovës.

Në Maqedoni, manifestimi qendor i faljes së Bajramit u bë në xhaminë e Jahja Pashës në Shkup. Ndërkohë, mbrëmë mbyllja e festës së Ramazanit u shënua me fishekzjarre pranë xhamisë së Mustafa Pashës afër Kalasë së kryeqytetit. Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni Haxhi Sulejman Rexhepi në urimin e tij drejtuar besimtarëve muslimanë bëri thirrje për një festë paqësore dhe të dinjitetshme. Ndërkohë, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski uron për një kremte të gëzuar dhe në paqe, për marrëdhënie të mira midis besimtarëve dhe bashkëjetesë ndërmjet të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG