Lidhje

Ambjentalistët paralajmërojnë për degradim të ekosistemit të Tokës


Një nga organizatat kryesore për mbrojtjen e mjedisit paralajmëroi se njerëzit po e degradojnë ekosistemin e planetit tonë me ritme më të shpejta se kurrë, duke i shkaktuar dëme të pakorrigjueshme.

Fondi Botëror i Specieve tha sot se gjatë dy dekadave të fundit, njerëzit kanë shfrytëzuar çdo vit, më tepër burime nga sa mund të prodhojë Toka. Në raportin më të fundit, të titulluar “The Living Planet”-"Bota e gjallë e Planetit", organizata ambjentaliste paralajmëroi se disa nga pyjet dhe disa specie peshqish rrezikohen të zhduken, për shkak të abuzimit me përdorimin e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Botëror të Specieve, Xhejms Lip, thotë se vendet e ndryshme të botës po ndeshen me një “zgjedhje jetike”, për ta pakësuar mbingarkesën ndaj ambjentit. Ai u bëri thirrje njerëzve të pakësojnë çlirimin e gazit karbonik, të nxisin ushqyerjen e tyre dhe të mbrojnë speciet e natyrës.

Në raport përmenden një numër vendesh, të cilat e shfrytëzojnë deri në abuzim biosferën e tyre. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara renditen ndër të parët, për shkak të konsumimit shumë të madh të energjisë.//lk

XS
SM
MD
LG