Lidhje

Solana fillon një turne në Lindjen e Mesme


Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana filloi sot një turne gjashtëditësh në Lindjen e Mesme me një vizitë në Jeruzalem.

Zyrtarët evropianë thonë se çështja kryesore në programin e tij do të jetë rigjallërimi i bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezëve. Zoti Solana do të takohet me kryeministrin izraelit Ehud Olmert, si edhe me anëtarin e ri të kabinetit konservatorin Avigdor Lieberman, emërimi i të cilat ka ngjallur debate.

Në takimet me zyrtarët palestinezë, zoti Solana do t’i kërkojë kryeministrit Mahmoud Abbas që të vazhdojë përpjekjet për të formuar një qeveri uniteti me grupin ekstremist Hamas. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ia ndërprenë te gjithë ndihmën e drejtpërdrejtë qeverisë palestineze pas fitores së Hamasit në zgjedhjet e janarit.//lk

XS
SM
MD
LG