Lidhje

Fondacioni Ndërkombëtar i Shtypit të Gruas jep Çmimin e Guximit në Gazetari


Gazetaret nga Kina, Libani, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara fituan çmime për guxumin e treguar gjatë punës nga një fondacion me bazë në Nju Jork.

Fondacioni Ndërkombëtar i Shtypit të Gruas u dha dje Çmimin e Guximit në Gazetari, gazetares kineze, Gao Ju; libanezes Mai Kidiak; meksikanes Elena Poniatouska dhe gazetares amerikane Xhill Karoll.

Gao ka qenë për vite me radhë në burgjet kineze. Kidiak humbi një këmbë dhe një krah nga shpërthimi i një makine bombë ndërkohë që po njoftonte mbi përfshirjen e Sirisë në vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri. Poniatouska u nderua për artikujt e saj kundër korrupsionit.

Xhill Karoll, e cila u mbajt peng në Irak për 82 ditë, nuk shkoi ta merte çmimin. Ajo tha se do t’ja dhurojë shumën e parave të çmimit, një irakiani që punonte me të në Bagdad.

Të pranishmit në ceremoni mbajtën një minutë heshtje për të nderuar gazetaren ruse, Ana Politkovskaja, e cila u vra në Moskë më 7 tetor. Në artikujt e saj ajo shkroi rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut në Çeçeni. //ze//

XS
SM
MD
LG