Lidhje

Opozita dorëzon kërkesën për shkarkimin e zonjës Topalli


Në Shqipëri dy parti të opozitës së majtë dorëzuan sot kërkesën për shkarkimin e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli.

Kryetarja Topalli është vënë shpesh në shënjestër të sulmeve të opozitës. Në kërkesën për shkarkim, ajo akuzohet të jetë faktori kryesor i veprimtarisë antikushtetuese dhe antiproceduriale në parlament, shpjegojnë përfaqësuesit e kërkesës.

Në motivet e partive opozitare renditet edhe fakti se kryetarja Topalli ka çuar sipas tyre në konflikt parlamentin me Presidentin e Republikës, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Kërkesa për shkarkimin e zonjës Topalli pritet të sjellë debate të reja në Parlament. Palët janë të ndara për procedurat që duhet të ndiqen në këtë rast. Ndërsa vetë Kryetarja e Parlamentit e ka pritur qetësisht këtë sulm të ri të opozitës duke deklaruar se e ka të qartë se kërkesa të tilla do të vazhdojnë të bëhen.

Konfliktet mes Kryetares Topalli dhe përfaqësuesve të ndryshëm të opozitës kanë qenë të shpeshta. Rasti më i fundit është ai i mbrëmshmi, që çoi në protesta të së majtës për shkak të një vendimi për pezullimin e një deputeti socialist dhe disa deklaratave në media të zonjës Topalli lidhur me presidentin Alfred Moisiu. Në muajt e parë të këtij viti një kërkesë për mocion ndaj saj coi në një situatë të trazuar në parlament për javë të tëra

XS
SM
MD
LG