Lidhje

Me se po merren yjet e Hollivudit


Michael J. Fox po shpreh mbështetjen për një kandidat politik që përkrah kërkimet për qelizat embrionale. Në një reklamë 45 sekondëshe, aktori 45 vjeçar tregon mbështetjen për Claire McCaskill e cila po kandidon për Senatin Amerikan në shtetin Missouri. Ai thotë se kandidatja përfaqëson shpresat e tij për të gjetur kurime për shumë sëmundje. Fox i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit prej më shumë se 10 vitesh....është njohur për mbështetjen e tij për politikanët pro kërkimeve me qelizat embrionale...siç ishte edhe fushata që ai zhvilloi me senatorin John Kerry para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004.

Kanë kaluar vetëm disa muaj qëkur aktorja Carmen Electra u nda nga ylli muzikës rock Dave Navarro....dhe ajo thotë se ndihet mjaft mire. Sipas dokumenteve të gjykatës çifti u nda me 18 korrik. Filtet se Navarro është parë me yllin e prornografisë Jenna Jamison ndërkohë që Electra po shoqërohet me fituesin e çmimit Oscar Jamie Foxx. ...Ka të tatpjeta në jetë, thotë Electra rreth divorcit ....Si në jetën private apo kudo tjetër ne të gjithë përballemi me probleme...por çështja qendron se si i trajtojmë këto probleme. Projekti i fundit i saj, filmi “I Want Candy” pritet të dalë në kinema vitin që vjen.

Dy të fejuarit më të bujshëm të Hollivudit, Katie Holmes dhe Tom Cruise kanë bërë të njohur më së fundi se kur kanë vendosur të bëjnë dasmën. Sipas publicistit të tyre, çifti do të martohet në Itali me 18 nentor. Katie Holmes ka zgjedhur pikërisht Georgio Armanin për të bërë fustanin e nusërisë. Përveç fustanit të dasmës, Georgio Armanit i është ngarkuar edhe detyra marrjes së fotografive. Thuhet se Armani ka bërë pesë fustane të ndryshme për nusen 27 vjeçare, Katie Holmes, pët t’i veshur ato gjatë fundjavës së dasmës. Çifti është i njohur për përdorimin e veshjeve nga Armani në ceremoni të ndryshme. Thuhet se çifti i fejuar që nga qershori i 2004 që kanë tashmë një vajzë gjashtë muajshe Suri, ka në plan të bëjë dasmën në vilën e George Clooneyt në liqenin Como....gjë të cilën ky i fundit e ka hedhur poshtë.

Duke folur për martesat dhe patur në mendje italinë...aktorja Gina Lollobrigida...e njohur dikur si gruaja më e bukur në botë...do të martohet me një burrë që është 34 vjet më i ri se ajo. Lollobrigida 79 vjeçare thotë se ajo e takoi burrin që së shpejti do të bëhet bashkëshorti i saj, Javier Rigan Rafols nga Barcelona e Spanjës gjatë një darke në Monte Carlo dhe se ata kishin rënë në dashuri prej mëse 22 vitesh. Diva tha për revistën spanjolle “Hola”....se ajo gjithmonë kishte patur dobësi për burra në moshë më të re sepse, sipas asaj, ata janë më zemërgjerë dhe nuk kanë komplekse. Çifti do të martohet në New York këtë vit, thotë aktorja. Kjo do të jetë martesa e dytë për “Gruan më të bukur në botë” pas ndarjes me doktorin nga ish Jugosllavia në vitin 1971 Milko Skofic. Me këtë martesë, La Lolla siç njihet në Itali, do të futet në listë me dezinjatoren e modës Vivienne Westwood e cila ne moshen 52 vjeçare u martua me ndihmesin e saj 27 vjeçar. Po ashtu aktorja Joan Collins e njohur me filmin Dinastia u martua ne moshen 68 vjeçare me Percy Gibson me diferencë moshe prej 32 vitesh.

XS
SM
MD
LG