Lidhje

Danworth W. Austin emërohet drejtori i ri i Zërit të Amerikës


Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve amerikane emëroi ekzekutivin e medias Danworth W. Austin si drejtor të Zërit të Amerikës.

Zoti Austin ka qenë kryetar i grupit të gazetave Ottaway, një filial i kompanisë Dow Jones dhe ka shërbyer në disa detyra në gazetën Wall Street Journal. Ai zë vendin e zotit David Jackson i cili ka qenë drejtor i Zërit të Amerikës që nga shtatori i vitit 2002.

Bordi i Guvernatorëve ka nën mbikqyrjen e tij Zërin e Amerikës dhe agjenci të tjera transmetimi të qeverisë amerikane. Bordi emëroi gjithashtu zotin Russell Hodge si drejtorin e ri të televizionit të Zërit të Amerikës. Ai është producent televizioni si dhe themelues dhe president i kompanisë së televizonit dhe medias, Three Roads Communications.

XS
SM
MD
LG