Lidhje

Ekonomia amerikane me ritme me të ulta të rritjes në tre vjet


Departamenti amerikan i Tregëtisë tha se ekonomia kombëtare u rrit me hapa më të ngadalshme në tremujorin e tretë krahasuar me tre vitet e fundit.

Llogaritjet e prodhimit të përgjithshëm bruto midis korrikut dhe shtatorit tregojnë një rritje prej vetëm 1 presje 6 përqind. Kjo rritje është më e ulët nga 2 presje 1 përqind që kishin parashikuar ekonomistët. Shpenzimet për ndërtimin e shtëpive ranë më shumë se 17 përqind, rënia më e madhe kjo në 15 vitet e fundit. Niveli i ulët i inventareve dhe rritja e difiçitit tregëtar të Shteteve të Bashkuara ka kontribuar gjithashtu në rrënien e aktivitetit ekonomik.

Raporti i Departamentit të Tregëtisë i bërë publik sot është një tregues më i gjerë i ekonomisë amerikane dhe është i fundit i këtij lloji para zgjedhjeve për në kongres. Anketat e fundit tregojnë se ekonomia, së bashku me luftën në Irak dhe terrorizmin janë tre çështjet kryesore për amerikanët në votimet e 7 nëntorit.

XS
SM
MD
LG