Lidhje

Banka Botërore mbështet përmirësimin e mjedisit të biznesit në Shqipëri


Banka Botërore do t’i japë qeverisë shqiptare 9 presje 3 milion dollarë në kuadër të një projekti për përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Projekti “Fuqizimi Institucional dhe Reforma e Mjedisit të Biznesit” do të mbështesë përpjekjet e qeverisë shqiptare për të forcimin e kapacitetit të sektorit publik në përmirësimin e mjedisit të biznesit, tërheqjen e investimeve të huaja dhe nxitjen e eksportit. Projekti është një financim i përbashkët në formën e huasë dhe kredisë, respektivisht në shumën 3 presje 7 milion dollarë hua afatgjatë pa interes dhe 5 presje 6 milion dollarë kredi, e para e këtij lloji për Shqipërinë.

Nëpërmjet këtij projekti synohet të përmirësohen rregullat e biznesit për një konkurrencë të ndershme në treg si dhe të forcohet kapaciteti i sektorit sipërmarrës për të eksportuar në tregjet rajonale dhe të Bashkimit Evorpian. Me përfundimin e projektit pritet që kostoja, kohëzgjatja dhe numri i procedurave të nevojshme për fillimin dhe veprimtarinë e bizneseve të pakësohen.

XS
SM
MD
LG