Lidhje

Jeta dhe kariera e zonjës Nenci Pelosi


8 nëntor 2002, një ditë pas zgjedhjeve të para për në kongres pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Bush, pak më shumë se një vit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe pak muaj para ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak.

Demokratët pësuan një humbje të rëndë ndaj republikanëve, të cilët ruajtën kontrollin si në Dhomën e Përfaqësusve edhe në Senat. Nenci Pelosi ishte gati të bëhej udhëheqësja e pakicës demokrate.

Sfida për demokratët, u tha ajo gazetarëve, ishte të bashkoheshin përreth një udhëheqësi të aftë për të krijuar koalicione, ndërsa krijonte një kontrast të qartë me politikat e presidentit Bush dhe të republikanëve.

“Kur bëhet fjalë për republikanët dhe administratën e presidentit Bush, demokraët duhet të përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të mirën e popullit amerikan. Por në se nuk gjejmë një rrugë të përbashkët, ne duhet të mbrojmë pozitën tonë.”

Pas humbjeve në zgjedhjet e vitit 2002, demokratët u detyruan të komunikonin më qartë me popullin amerikan. Sipas pikpamjes së zonjës Pelosi, humbja mund t’i atribuohej dështimit për të përcaktuar në mënyrë të qartë mesazhet e tyre kryesore.

“Në se publiku nuk mendon se ka marrë nga ne një mesazh, atëhere ky duhet të jetë një mesazh për ne. Kjo nuk do të thotë se ne nuk u përpoqëm të përçojmë mesazhin tonë, nuk do të thotë se nuk kishim një mesazh, por në se publiku mendon se nuk mori mesazh prej nesh, atëhere ne duhet të jemi më të qartë në të ardhmen lidhur me dallimet tona, dallimet midis demnokratëve dhe republikanëve.”

Në zgjedhjet e vitit 2004, demokratët pësuan një humbje tjetër, ndërsa republikanët ruajtën shumicën në Dhomën e Përfaqësusve dhe në Senat, ndërkohë që presidenti Bush mundi kandidatin presidencial të Partisë Demokrate, John Kerry.

Më pas, lufta në Irak filloi të bëhej një shqetësim mbizotërues për amerikanët dhe mbetet edhe sot e tillë. Demokratët nën udhëheqjen e zonjës Pelosi ndodhen përpara një perspektive më të ndritur, ndërsa republikanët përpiqen të mos humbasin gara të rëndësishme në kongres.

Në moshën 66 vjeçare, ligjvënësja Pelosi përjetoi për herë të parë politikën kur ishte fëmijë dhe jetonte në Baltimorë të shtetit Merilend, ku i jati ishte kryetar bashkie. Tani, ajo mund të bëhet gruja e parë në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësusve, në se demokratët fitojnë shumicën e vendeve në zgjedhjet e 7 nëntorit.

Pikpamjet e saj liberale janë vënë në shënjestër të kandidatëve republikanë, presidentit Bush e të tjerëve në administratën e tij.

Presidenti Bush bëri këto komente rreth zonjës Pelosi gjatë një fushate kohët e fundit për një kandidat republikan.

“Kryetari i Dhomës së Përfaqësusve, zyrtari i tretë për t’u bërë president në rast emergjence, do të bëhej një anëtare e kongresit, e cila votoi kundër përtëritjes së Aktit Patriot, kundër krijimit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, kundër largimit nga pushteti të Sadam Huseinit, kundër vazhdimit të programit për survejimin e terroristëve dhe kundër marrjes në pyetje të terroristëve në kuadër të programit të CIA-s.”

Po gjatë fushatave të kandidatëve republikanë për në kongres, vetë presidenti, këshilltari i tij kryesor për çështjet politike, Karl Rove, si dhe nën-presidenti Dik Çejni, përsërisin çdo këto akuza thuajse fjalë për fjalë ditë.

Zonja Pelosi, nga ana e saj, duket se fiton energji nga sulme të tilla, duke ia atribuar fuqinë e saj si politikane fëmijërisë në një familje italiano-amerikane aktive në politikë dhe përvojës së saj si nënë, gjyshe dhe grua në fushën e betejës politike.

“Për një grua në politikë, është shumë me rëndësi që të arrihet një fitore me luftë të ashpër në mënyrë që të mos thuhet se fitorja iu dha sepse ishte grua.”

Nëse demokratët fitojnë 15 vende në Dhomën e Përfaqësusve për të siguruar shumicën, zonja Pelosi duhet të zgjidhet zyrtarisht nga demokratët në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësusve.

Ndërkohë, republikanët po e kritikojnë për ditë zonjën Pelosi për qëndrimet e saj rreth luftës në Irak, sigurimit kombëtar dhe ekonomisë me shpresë për të pakësuar mbështetjen që zonja Pelosi dhe demokratët gëzojnë në anketat e opinionit publik. //ze//

XS
SM
MD
LG