Lidhje

Incident në Marsejë të Francës; plagoset një 26-vjeçare


Autoritetet franceze kanë dërguar policinë në qytetin jugor të Marsejës, pasi një grup adoleshentësh dogjën një autobus, duke plagosur rëndë një të vajzë të re. Presidenti Zhak Shirak nxori sot një deklaratë ku e dënon incidentin si një akt vandalësh.

Ai u zotua se do të bëhet ç’është e mundur për të gjetur personat përgjegjës. Policia franceze ishte përgatitur për trazira të premten, në përvjetorin e protestave 3-javëshe që shpërthyen në lagjet e varfra periferike të Parisit.

Autoritetet thonë se një grup me 3-4 të rinj hipën me forcë në autobusin e Marsejës mbrëmë, e spërkatën me lëndë djegëse dhe i vunë zjarrin para se të largoheshin vetë.

Autoritetet thonë se një pasagjere 26-vjeçare u dogj rëndë dhe tani është në reanimacion. 3 pasagjerë të tjerë u mjekuan pasi kishin thithur tym. Në qytet është pezulluar lëvizja e autobusëve urbanë.

XS
SM
MD
LG