Lidhje

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Kristina Nagi komenton mbi referendumin


Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Kristina Nagi, gjatë komenteve të bëra në lidhje me referendumin për kushtetutën e re në Serbi tha se ka një kontradiktë mes faktit që Kosova përfshihet si pjesë e territorit të Sebisë, ndërkohë që nga ana tjetër pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës nuk ishte përfshirë në listat e votuesve.

“Për sa i përket çështjes së përfshirjes së Kosovës brenda sovranitetit të Serbisë në kushtetutën e re, duhet të vëmë në dukje një kontradiktë. Listat e votuesve që u përdorën në referendum ishin që nga viti 2001 dhe nuk përfshijnë shumicën e popullsisë së Kosovës.”

Sipas rezultateve paraprake të komisionit zgjedhor duket se kushtetuta është miratuar nga populli serb. Njoftimet paraprake tregojnë edhe se referendumi u zhvillua në mënyrë të rregullt.

"Nëse kjo situatë konfirmohet, zëvendësimi i kushtetutës së Milloshevicit do të ishte një zhvillim i rëndësishëm për Serbinë."

Bashkimi Evropian i ka rekomanduar Serbisë të rishikojë kushtetutën e saj në përputhje me standartet evropiane dhe kjo do të vlerësohet në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian me 8 nëntor.

Zonja Nagi theksoi gjithashtu se çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës është çështje më vete, dhe që drejtohet nga presidenti Ahtisaari. //ze//

XS
SM
MD
LG