Lidhje

Uisner: Vonesa në zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk i shërben askujt


I dërguari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Ambasadori Frank Wisner tha se palët e angazhuara në çështjen e statusit të Kosovës duhet të vendosin fatin e saj brenda këtij viti.

Zoti Wisner, i cili ndodhej sot në Beograd, tha se vonesat nuk do të sjellin avantazhe për asnjërën palë. Ambasadori Wisner i bëri këto komente pas takimit me zyrtarë të lartë serbë, përfshirë presidentin Boris Tadiç, kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe ministrin e jashtëm Vuk Drashkoviç. I dërguari amerikan tha në një konferencë për shtyp se vonesat vetëm do ta shtynin në kohë zgjidhjen e çështjes. Ai theksoi se rajoni ka nevojë të mbyllë kapitullin e të kaluarës.

XS
SM
MD
LG