Lidhje

Të paktën 8 të vrarë në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën


Të paktën 8 vetë u vranë dje në Rripin e Gazës, ndërkohë që Izraeli vazhdon ofensivën e tij që synon të ndalë sulmet palestineze me raketa.

Zyrtarët palestinezë thonë se ndër të vrarët në sulmet nga ajri, shkëmbimi i zjarrit dhe snajperët, ishte edhe një prej anëtarëve kryesorë të Hamasit që merrej me prodhimin e raketave, disa ekstremistë dhe të paktën një civil

Burimet palestineze thonë se një vajzë e re u vra me plumb në kokë. Ushtria izraelite tha se një snajper vuri në shënjestër një ekstremist të armatosur, por goditi aksidentalisht vajzën. Izraeli tha se një ushtarak i lartë ishte plagosur rëndë në luftime.

Më shumë se 40 palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë që kur Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake të mërkurën. Në Beit Hanun, ku janë zhvilluar përleshje të ashpra, forcat izraelite kanë kryer bastisje shtëpi më shtëpi për ekstremistë dhe armë.

XS
SM
MD
LG