Lidhje

Opinioni ndërkombëtar reagon ndaj vendimit në gjyqin e Sadamit


Presidenti Bush e mirëpriti dënimin me vdekje për Sadam Huseinin, duke e cilësuar këtë si një sukses për demokracinë në Irak. Zoti Bush tha disa orë pas dënimit të Sadamit se gjyqi i tij është një arritje për Irakun. Ai shtoi se Sadami do të vazhdojë të gëzojë të gjitha të drejtat ligjore që ai u mohoi irakianëve.

Sekretarja e Jashtme britanike Margaret Beckett e quajti të mirëpritur njoftimin se Sadam Huseini dhe 7 të akuzuarit e tjerë do të përballen me drejtësi për aktet e tyre mizore, siç u shpreh ajo.

Por Bashkimi Evropian, i cili e ka jashtë ligjit dënimin me vdekje, tha se Sadami nuk duhet të dënohet me vdekje. Edhe një zyrtar i lartë i Vatikanit e krtikoi dënimit me vdekje, duke e cilësuar atë një formë hakmarrjeje.

Ndërsa qeveria e Iranit lëshoi një deklaratë në të cilën e mbështet vendimin për dënimin e armikut të saj të vjetër, Sadam Huseinit.

XS
SM
MD
LG