Lidhje

Një zyrtar i lartë serb kërkon dorëheqjen e Ahtisari-t


Një zyrtar i lartë serb ka bërë thirrje për dorëheqjen e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari.

Zëdhënësi i qeverisë serbe, Sërdjan Gjuric, e akuzoi zotin Ahtisari se ka bashkëpunuar me shqiptarët e Kosovës për të përgatitur në fshehtësi një plan të papranueshëm për të ardhmen e Kosovës.

Ai tha zoti Ahtisari duhet t’ia lërë vendin një tjetër ndërmjetësuesi, i cili të respektojë kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes autoriteteve të Beogradit dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës.

Zoti Ahtisari dhe ekipi i tij kanë filluar bisedimet që nga shkurti, por pak përaprim është shënuar në kushtet kur të dyja palët kanë pikëpamje të kundërta. I dërguari i OKB-së do ta paraqesë propozimin për të ardhmen e Kosovës deri në fund të këtij viti.

Në Washington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara i mbështesin përpjekjet e zotit Ahtisari si ndërmjetës i OKB-së dhe si negociator. Ai tha se është me shumë rëndësi që të dy palët të vazhdojnë të punojnë sëbashku dhe të përpiqen të arrinë një marrëveshje të pranueshme për të dy palët.

XS
SM
MD
LG