Lidhje

Kryeministri Berisha vlerëson raportin e Brukselit për ecurinë e reformave


Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot me nota pozitive përmbajtjen e raportit të miratuar dje në Bruksel ku analizohej ecuria e reformave në vend.

Zoti Berisha u shpreh i kënaqur pasi, sipas tij, ishin përshendetur dhe njohur një numër nismash të ndërmarra gjatë 12 muajve të fundit, gjë të cilën ai e cilësoi si dëshmi të vullnetit për të cuar përpara vendin. Zoti Berisha premtoi edhe një herë se qeveria është e angazhuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme Kryeministri Sali Berisha u shfaq sot mjaft i kënaqur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Ky raport në të vërtetë vlerësonte arritje në një seri fushash, veçanërisht në atë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo dhe në sektorët e ekonomisë. Por ai kishte gjithashtu mjaft vërejtje dhe shtronte shumë detyra për t’u realizuar. Megjithatë në fjalën e tij në fillim të mbledhjes së qeverisë kryeministri u përqëndrua më së shumti të aspektet pozitive duke kërkuar dhe premtuar një angazhim më të madh në realizimin e reformave: "Eshtë vendimtare që gjatë vitit që hyjmë të shpejtojmë ritmin e reformave, të zbatojmë reformat, të afrohemi sa më shpejt e më mirë drejt standarteve të BE-së dhe në veçanti në fuyshat kyce të përparësive të partneritetit europian".

Në raport por edhe në konferencën për shtyp që dha dje në Bruksel Komisioneri Europian për Zgjerimin Olli Rehn vihej theksi te klima politike konfliktuale dhe bllokimi i refromës për zgjdhjet. Komisioneri Rehn i konsideroi zgjedhjet e afërta vendore si një test të rëndsishëm për demokracinë, ndërsa opozita bëri sot përgjegjëse për këtë shumicën e djathtë në pushtet.

Kryeministri Berisha përsëriti dhe një herë se qeveria është e vendosur për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme: " I siguroj qytetarët se do bëjmë cdo përpjekje për zgjedhje të lira e të ndershme si qëllimi më madhor për një process të lirë e të ndershmë në të cilin qytetarët të mund të japin verdiktin e tyre". Ai tha se shpresonte që opozita sipas tij të mos vazhdojë përpjekjet për t’i dëmtuar ato. Por të majtët nga ana e tyre kanë akuzuar qeverin se është bërë bllokuese e reformës zgjedhore dhe se synon manipulimin e zgjedhjeve, duke kërkuar zbatimin e standarteve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG