Lidhje

Serbia shpall zyrtarisht 21 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme


Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas miratimit javën e kaluar të kushtetutës së re të vendit.

Zoti Tadiç shpalli zyrtarisht sot 21 janarin si datën e zgjedhjeve pasi udhëheqësit politik ranë dakord për këtë datë dje. Kushtetuta u miratua me një referendum muajin e kaluar dhe hyri në fuqi të mërkurën. Ajo e deklaron Kosovën si pjesë të Serbisë. Autoritetet e Beogradit dhe përfaqësuesit shqiptarë kanë marrë pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara lidhur me të ardhmen e Kosovës që nga muaji shkurt por këto bisedime nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Në Vienë, kryenegociatori në bisedime, Marti Ahtisaari njoftoi sot se do ta shtyjë propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës deri pas votimeve në Serbi. Njoftimi i tij pason takimin në Vienë të përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit.//lk

XS
SM
MD
LG