Lidhje

Hyri në fuqi një ligj i ri për lëndët e pashpërthyera


Një ligj i ri ndërkombëtar, i cili u kërkon vendeve të ndryshme të pastrojnë bombat dhe minat e pashpërthyera, hyn sot në fuqi.

Synimi i ligjit është mbrojtja e civilëve nga vdekja apo gjymtimet nga bombat e pashpërthyera që mund të jenë kërcënim edhe për një kohë të gjatë pas përfundimit të konfliktit.

Ligji hyn në fuqi, ndërkohë që Kombet e Bashkuara zhvillojnë sot në Gjenevë të Zvicrës një konferencë për të diskutuar mbi bombat thërmuese.

Zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar kanë bërë thirrje për një ndalim të bombave thërmuese.

Këto predha fluturojnë dhe bartin me vete municione shpërthyese për të përhapur shkatërrimin në zona më të gjera. Disa prej këtyre municioneve të vogla nuk shpërthejnë menjëherë dhe mund të vrasin e plagosin njerëz që i ndeshin ato viti me vonë. //ze//

XS
SM
MD
LG