Lidhje

Kongresi Botëror Hebraik njofton për shtimin e sulmeve anti-semite në Evropë


Kongresi Botëror Hebraik njoftoi dje se sulmet me motive anti-semite në Evropë janë shtuar që nga konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban në muajit korrik dhe gusht. Kongresi bëri të ditur rezultatet e raportit në një konferencë një ditore në kryeqytetin e Francës.

Një shtim i ndjeshëm sulmesh anti-semite kohët e fundit është vënë re në Francë, ku banon komuniteti më i madh hebraik në Evropën Perëndimore. Sipas të dhënave të Kongresit Botëror Hebraik me qendër në Paris, sulmet anti-semite në Francë janë rritur me 79% që nga muaji korrik, kur filloi konflikti ushtarak mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Grupi thotë se sulmet kundër hebrejve janë shtuar edhe në Britaninë e Madhe dhe pjesë të tjera të Evropës. Këto rezultate u bënë publike gjatë një konference një ditore, ku morrën pjesë 100 udhëheqës hebrej nga e gjitë bota si dhe politikanë dhe udhëheqës evropianë të të gjitha feve.

Rabiu i Madh i Francës, Joseph Sitruk, tha se ngritja e valës së anti-semitizmit është e ndjeshme në jetën e përditëshme. Në një fjalim që mbajti në radion franceze, ai përshkroi klimën anti-semite në Francë, duke thënë se hebrejtë nuk ndihen më të sigurt nëpër rrugë si disa vjet më parë dhe kjo është simptomë e një kreze reale.

Udhëheqës nga komunitete të ndryshme fetare, që morrën pjesë në konferencë thanë se do të përpiqen të punojnë sëbashku për ta ndryshuar këtë atmosferë. Mes atyre që morrën pjesë në takimin e djeshëm ishte edhe Salil Boubakeur, kryetari i xhamisë së Parisit. Si hebrejtë ashtu edhe myslimanët janë viktima të racizimit, i tha ai radio Francës. Sot nuk po digjen më shumë sinagoga se sa xhami.

XS
SM
MD
LG