Lidhje

Fillon gjyqi lidhur me vrasjen e 3 shqiptaro-amerikanëve gjatë luftës në Kosovë


Dy ish anëtarë të një njësie elitë të policisë serbe dolën në gjyq nën akuzat për rolin e tyre në vrasjen e tre vllezërve shqiptaro-amerikanë në vitin 1999, të kapur si luftëtarë vullnetarë gjatë konfliktit të Kosovës.

Sreten Popoviç dhe Milos Stojanoviç dolën sot para një gjykate për krime lufte në Serbi dhe thanë se ishin të pafajshëm lidhur me akuzat për dorëzimin e Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqit disa policëve të tjerë të panjohur, të cilët i ekzekutuan ata.

Tre vëllezërit kishin jetuar në qytetin e Nju Jorkut deri kur iu bashkuan një grupi dhe udhëtuan për në Kosovë në vitin 1999 për të ndihmuar shqiptarët në luftën kundër forcave serbe atje. Autoritetet serbe më vonë i kapën ata dhe i arrestuan për hyrjen e paligjshme në vend. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në një varrezë masive në Serbinë qendrore. Të tre kishin plagë arme zjarri në kokë dhe duart e lidhura pas shpine.//lk

XS
SM
MD
LG