Lidhje

SHBA: Procesi i statusit të Kosovës të përfundojë pa vonesë


Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara që procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës të përfundojë pa vonesë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se ka ardhur koha që populli i Kosovës ta ketë të qartë të ardhmen e tij. Zëdhënësi tha se mbështet vendimin e kryenegociatorit Marti Ahtisari për ta paraqitur propozimin e tij rreth statusit pa vonesë, pas zgjedhjeve parlamentare të 21 janarit në Serbi.

Zëdhënësi shprehu gjithashtu besimin se rekomandimet e zotit Ahtisari do të përfshijnë masat e duhura për mbrojtjen e të drejtave të të gjithëve dhe do të hedhin bazat për një zgjidhje të qendrueshme të statusit.

Shtetet e Bashkuara përsëritën se kërkojnë një zgjidhje e cila të plotësojë disa kushte: të forcojë më tej qëndrueshmërinë rajonale, të përshpejtojë përparimin e Kosovës dhe të Serbisë drejt integrimit euro-atlantik dhe të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG